19:00 / E Enjte, 18 Prill 2024 / AR

Nuk ka paqe për Kimin, arsyeja është kjo

Kim Kardashian nuk po i shpëton komenteve në rrjete sociale dhe këtë herë arsyeja është një video e publikuar nga vetë ajo, ku shfaqet duke u zhytur në oqean. Mënyra se si ajo hidhet u kthye në batutën e rrjetit, pasi njerëzit (me të drejtë) pyesin: “Pse po zhytesh në thellësi kaq të ulët?”

Nuk ka paqe për Kim: Njerëzit komentojnë zhytjen e saj në
Nuk ka paqe për Kim: Njerëzit komentojnë zhytjen e saj në

Mesa kuptohet nga video, Kardashian është zhytur pranë bregut të detit ku uji i shkon deri te gjunjtë. “Mos godite kokën kur u zhyte”, tha dikush. Ndërsa një tjetër e pyet: “Ku po zhytesh në këtë thellësi?” Të tjerë i kujtuan sërish incidentin e vathëve të humbur, duke shkruar: “Uroj mos i kesh humbur prapë vathët”.

Nuk ka paqe për Kim: Njerëzit komentojnë zhytjen e saj në

Kim ka udhëtuar me motrat në Turks dhe Caicos dhe nga aty, kanë dhuruar një sërë fotosh me rroba banjo dhe veshje seksi, por edhe kanë dhënë material për të ushqyer batutat dhe komentet online.