‘Nuk ka plagë më të rëndë’, Fjolla Morina prek zemrat me këngën e re

Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar një projekt të ri muzikor me një dedikim prekës.
Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë emocionet e saj dhe ka shpjeguar se kënga është frymëzuar nga dhimbja e nënave që kanë humbur djemtë e tyre në rininë e hershme, shkruan Indeksonline.
“Kur i kërkova Rozana Radit një tekst për dhimbjen, ajo me lot në sy më tha: “Po shoh fytyrat e shumë nënave që kanë humbur djemtë e tyre në lule të rinisë, pikërisht tani.”
Nuk ka plagë më të rëndë se ajo që mbetet në zemrën e një nëne. Përulem me gjithë respektin tim dhe lutem që Zoti t’ju japë forcë e durim.
Kjo këngë është për të gjithë djemtë që u shuan herët… u prehshin në paqe. 🕊️💔,” ka shkruar Morina.
Artistja ka theksuar se kënga është një homazh për të gjithë djemtë që janë shuar herët, duke shprehur ngushëllime dhe dashuri për familjet e tyre./Indeksonline/