Nuk ka probleme për Ramosin, do të jetë i gatshëm kundër Kosovës

Sergio Ramos, do të jetë i gatshëm për ndeshjet e muajit mars me Kombëtaren e Spanjës.
Spanja sonte do të luajë ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikim në kampionatin botëror “Katari 2022” ndaj Greqisë, shkruan IndeksOnline
Në këtë takim do të jetë i gatshëm edhe Sergio Ramos. Mbrojtësi i Real Madridit kaloi një kohë i lënduar, por tani është rikthyer dhe pritet të luajë edhe për ndeshjen kundër Kosovës.
“Ne do të kujdesemi për të. Ai u stërvit shumë mirë dje. Po të njëjtën gjë e bëri edhe sot. Nuk ka problem për të”, ka thënë trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique.
Spanja do të luajë sonte me Greqinë, pastaj më 28 mars do të luajë ndaj Gjeorgjisë dhe më 31 mars pret Kosovën në Sevilla./IndeksOnline/