75 Mall Live Search
19:50 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nuk ka qetësi në Shqipëri, opozita paralajmëron protesta

Partia Demokratike  këtë të enjte u mblodhën në Vlorë, shume kilometra larg parlamentit. Kriminaliteti, ekonomia, reforma në drejtësi dhe tetari i ri ishin ndër temat e diskutimit të opozitës së bashkuar.

Lulzim Basha, ripërsëriti qëndrimin në formë presioni, ndaj mazhorancës, se nuk do të ketë normalitet institucional dhe poltik, nëqoftëse nuk pranohet propozimi për vetting në poltikë.

Nëse kjo nuk ndodh, thotë Basha, atëherë është detyra e qytetarëve të marrin fatet e tyre në dorë.

“Është detyrë e qytetarit shqiptar që së bashku me ne opozitën e vendit ti japim zgjidhjen që jep cdo vend i civilizuar kur institucionet uzurpohen nga kriminelë dhe hajdutë dhe politkanë të lidhur me ta”, ka thënë Basha.

Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, paralajmëroi një aksion të fortë opozitarë, duke lënë të kuptohen protesta.

“Një aksion opozitar. Në takimet me qytetarët e kuptojmë që revolta dhe urrejtja dhe mundësia për ta rrëzuar janë shumë të mëdha. Ne kemi përdetyrë që organizimi i partive tonë ti përfshijmë dhe angazhojmë në aksionin politik të shqiptarëve”, përfundoi ajo.