75 Mall Live Search
14:32 / E Diele, 19 Tetor 2025 / Gj Sh

Nuk ka skuadër pa humbje në Serie A, Como fiton ndaj Juventusit

Como po vazhdon me rezultate pozitive në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Cesk Fabregas, në ndeshjen e javës së shtatë, shënoi fitore ndaj Juventusit, me rezultat 2-0, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Mbrojtësi gjerman, Oliver Kempf i dha epërsinë Comos, qysh në minutën e 4-të, derisa fitoren e vulosi ylli argjentinas, Nico Paz, i cili shënoi një supergol në minutën e 79-të.

Me këtë fitore Como shkon në kuotën e 12 pikëve, duke u renditur në vendin e pestë, me aq pikë sa ka edhe Juventusi./IndeksOnline/