Nuk ka transmetim, por në ndeshjen Malisheva-Gjilani u shënua një gol i bukur

Skuadra e Malishevës është duke luajtur ndaj Gjilanit në ndeshjen e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës.
Për shkak të sinjalit, kjo ndeshje nuk është duke u transmetua në asnjë kanal televiziv, shkruan Indeksonline
Pikërisht në këtë takim, fal tifozëve tani e kemi të xhiruar golin e shënuar nga Edi Basa, lojtari i Gjilanit.
Basa shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për ta mposhtur portierin e Malishevës.
Shikoni këtë supergol nga lojtari i “kuqebardhëve”.