75 Mall Live Search
14:25 / E Shtunë, 27 Maj 2023 / Gj. Sh

Nuk ka vend për të gjithë në stadium, tifozët e Dortmundit vërshojnë qytetin (VIDEO)

Borusia Dortmund sot mund të shpallet kampione e Gjermanisë.

“Verdhezinjtë” sot luajnë ndeshjen e fundit kampionale, ku do të jenë nikoqire e Mainzit, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Dormundit njihet për tifozëri të zjarrtë dhe përkrahje masive nga ana e tyre, por sot ata kanë vërshuar rrugët e qytetit në një numër të madh drejt stadiumit ”Signal Iduna Park”, ku nuk ka kapacitete për të gjithë të interesuarit.

Ata kanë krijuar një atmosferë fantastike para ndeshjes, duke shpresuar të rikthejnë titullin pas 11 viteve mungesë.

Dormundi rënditet në vendin e parë me 70 pikë, dy më shumë se Bayern Munchen, por për ta fituar titullin e Bundësligës i duhet patjetër fitorja, pasi në rast barazimi apo humbje, dhe në anën tjetër ”Bavarezët” fitojnë ndeshjen e sotme ndaj Kolnit, do të jenë ata kampionë të Gjermnisë.

Bayern do të fitoj titullin edhe nëse të dyja skuadrat përfundojnë në fund me pikë të barabarta, pasi në kampionatin gjerman i jepet përparsi skuadrës me golldallimin më të mirë./IndeksOnline/