75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 21 Maj 2026 / AR

Nuk kaloi pa vëmendje, Georgina shfaqet superseksi

Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj më të fundit nga Cannes Film Festival.

E veshur me një fustan të zi elegant me prerje të theksuar, partnerja e Cristiano Ronaldos është shfaqur mjaft glamuroze pranë pamjes bregdetare luksoze, shkruan Indeksonline.

Postimi në Instagram mori mijëra pëlqime dhe komente vetëm pak minuta pas publikimit, ndërsa fansat e komplimentuan për stilin dhe paraqitjen mahnitëse.

Georgina e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin “💎”, duke lënë që pamja të flasë vetë.

Bukuroshja spanjolle vazhdon të jetë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga eventet prestigjioze dhe jeta e saj luksoze./Indeksonline/