75 Mall Live Search
17:17 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Nuk kalon mocioni i LVV-së për zhvendosjen në një seancë tjetër e pikes së 5

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha ka kërkuar që pika e 5-të e rendit të ditës zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit për Ankesa të Mediave të shtyhet për seancën e radhës.

Por kjo kërkesë nuk iu ka aprovuar pasi nuk pati vota të mjaftueshme.

Me 28 vota për, 41 kundër nuk ka kaluar mocioni procedural, i kërkuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Agon Batusha.

 “Kërkojmë të rikthehet në komisionin ad hoc të verifikohet”, tha ai./IndeksOnline/