75 Mall Live Search
11:38 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk kalon në Komision Projektligji për Dhomën e Posaçme, i procedohet Kuvendit

Komisioni për Integrime Evropiane ka shqyrtuar sot Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me AKP-në.

Projektligji për dhomat e posaçme të Gjykatës Supreme nuk ka kaluar në komision. Ky projektligj do të procedohet në kuvend pa përkrahje të komisionit. Me katër vota për dhe 5 abstenime, komisioni nuk ka arritur ta votojë këtë projektligj,  raporton Indeksonline.

Mbledhja e sotme u kryesua nga nënkryetari i këtij komisioni, Armend Zemaj nga radhët e LDK-së.

Ndryshe në këtë mbledhje pritet të bëhet edhe ndryshim-plotësimi i Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit dhe disa projektligjeve të tjera./Indeksonline/