75 Mall Live Search
21:38 / E Shtunë, 04 Janar 2025 / G T

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, Mikel Areta për penalltinë e Brightonit: Jam i zhgënjyer

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 1:1 ndaj Brightonit në ndeshjen e javës së 20-të në Premier League.

Ekipi vendas fitoi një penallti në minutën e 61’të dhe në gol e shëndërroi sulmuesi brazilian, Joao Pedro, shkruan Indeksonline

Por, për këtë 11-metërsh të akorduar nuk ishte aspak i pajtimit trajneri spanjoll, Mikel Arteta.

Ai thotë se kurrë s’ka parë diçka të tillë gjatë karrierës së tij.

“Penalltia? Jemi me të vërtetë të zhgënjyer me vendimin, sepse unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në jetën time. Ai preku edhe topin”, u shpreh Mikel Arteta

Me këtë barazim, Arsenali mbetët mbrapa në garë për titull, duke shkuar në kuotën e 40 pikëve në pozitën e dytë, pesë më pak se Liverpooli (45) që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara./Indeksonline/