15:22 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

“Nuk kam pirë kurrë duhan”, aktorja amerikane diagnostikohet me kancer të mushkërive

Aktorja e humorit, Kathy Griffin ka treguar se po vuan nga kanceri në mushkëri.

60 vjeçarja e zbuloi këtë përmes një postimi në Instagram, transmeton Indeksonline.

Ajo tha se do t’i nënshtrohet një operacioni për t’i hequr gjysmën e mushkërive ani pse nuk ishte duhanpirëse.

‘Më duhet t’ju them diçka. Unë kam kancer’, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit.

‘Unë do të shkoj në kirurgji për të hequr gjysmën e mushkërisë së majtë. Por, unë asnjëherë nuk kam pirë duhan’, u shpreh ajo.

“Jam vaksinuar kundër Covid. Të gjithë që se kanë marrë duhet të vaksinohen pasi sëmundjet bëhen edhe më serioze”, mbaroi ajo./Indeksonline/