Nuk kanë të ndalur telashet për Stresin, policia ia merr patentën

Stresi duket se është futur sërish në telashe, ku së fundmi i është marrë patenta nga policia.
Stresi ka filmuar momentin kur i kanë marrë patentën, teksa ishte në një video live në Instagram.
Videoja më pas është fshirë nga vetë ai mirëpo thuhet se ky veprim e revoltoi shumë reperin.
Madje, ai i është drejtuar policisë duke i thënë se i’a kanë bërë me qëllim pasi dihen problemet e tij të shpeshta me policinë.
“Ma bëjnë kastile se dihen problemet e mia, por edhe te tjerët po ecnin shpejt,”- thotë reperi ndër të tjera.
Ngjarjen e ka konfirmuar vetë rreperi në llogarinë e tij të Instagramit duke ripostuar një lajm që u bë publik menjëherë pas ngjarjes.
Kujtojmë që Stresi dje mbushi 33-vjeç, ku festoi në mesnatë me miqtë e tij, në një festë ku nuk munguan fishekzjarrët e shampanja.