75 Mall Live Search
14:09 / E Diele, 08 Janar 2023 / LB

“Nuk kemi pasur top në stërvitje”, Artani tregon për kushtet e vështira në vitin 2008 (Video)

Artani sot me banorët e tjerë ndau nj histori jo shumë të këndshme, që i ka ndodhur rreth vitit 2008, kur stërvitej si futbollist.

Ai tha se atë kohë nuk kanë pasur as top për t’u stërvitur, madje tha se babai i vet, i ndjeri aktori Cima, ia kishte sjellë një nga Gjermania, vetëm që ata të ushtroheshin mirë.

“A e dini se top nuk kemi pasur për stërvitje. Shkonte babi në Zvicër e Gjermani nëpër koncerte, më vinte marre me i thanë, po dikur mi pa gishtat e kambës të zi, tha çka ke kështu, i thashë topat e këqij. I thashë nëse mundesh një top të mirë me na ble. Të nesërmen shkonte në koncert e pati ble topin më të shtrenjtin atje. Ma solli mua në Kosovë, unë  e mora në stërvitje. Krejt ekipi i ndez prej vullneti prej një topi të mirë, jo disa topave, por për një top të mirë”, u shpreh Artani.

Mirëpo ai tha trajneri i ekipit gjuante ‘faule’ vec vetë, ndërkaq lojtarët i detyronte të vraponin rreth fushës. Kjo e kishte revoltuar Artanin, i cili e kishte marrë topin me vete në shtëpi për të mos e sjellë më kurrë në stërvitje.