13:24 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“S’kemi telefonata me Moskën, që nga koha e Stalinit”, Rama dhe Lavrovi premtojnë bashkëpunim

Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE -së po zhvillon një takim në Rusi, ndërsa ka mbajtur dhe një konferencë shtypi së bashku me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, ndërsa kanë folur dhe për marrëdhëniet Shqipëri-Rusi.

“U bënë shumë kohë që nuk ka një telefonatë Tiranë-Moskë, ndoshta që nga koha e Stalinit kur Shqipëria nuk e ndoqi më vijën e ideologjizmës”, u shpreh Rama të cilin Lavrov e korrigjoi pothuajse menjëherë ministri Lavrov:

“Kjo që thoni ju reflekton gjerat reale pasi në 2004-n bëra një takim në Tiranë nënshkruam një traktat miqësie dhe një bashkëpunimi me ministrin e jashtëm të asaj kohë nuk u ratifikua pasi pala shqiptare e la mënjanë, e harroi por që ekziston dhe është gati dhe ne mund ta bëjmë efektiv që të kemi një parim për marrëdhënie dypalëshe. Megjithëse kemii kohë gjatë këtij viti për të biseduar”

Por kryeministri Rama nuk e ka lënë t’i shpëtonte rasti pa thumbuar Lulzim Bashën.

“Do të vazhdojmë të komunikojmë sigurisht. Ka pasur një marrëveshje mes liderit të opozitës së sotme që ka qenë ministër i Jashtëm asokohe ndaj kur të kthehem në vend do ta shoh me kujdes dhe do t’ju dëshmoj që unë them çfarë bëj dhe bëj çfarë them”, përfundoi Rama.