Nuk këndellet Llapi, mposhtet edhe nga Ferizaji

Skuadra e Llapit po vazhdon me rezultate jo të mira.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, ka pësuar edhe një humbje tjetër, kësaj radhe nga Ferizaji me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Astrtit Fazliu ishte ai i cili e hapi serin e golave, duke kaluar Ferizajin në epërsi në minutën e 29-të.
Në minutën e 42të vendasit dyfishuan rezultatin me golin e Ramush Ramadanit.
Krejt ajo çfarë arriti Llapi në këtë përballje ishte ta ngushtoj rezultatin me Ilir Krasniqin në minutën e 73-të.
Kjo është humbja e tretë radhazi për Llapin, ndërsa është ndeshja e pestë që nuk ka arritur fitore, duke u renditur në pozitën e parafundit në tabel me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
Në anën tjetër, kjo ishte fitorja e parë e Ferizajit këtë sezon, duke regjistruar 6 pikë deri më tani dhe renditet në vendin e gjashtë në tabel./IndeksOnline/