18:09 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nuk keni kohë të shkoni në palestër? 10 super aplikacione për të mbajtur trupin në formë!

Të gjithë e dimë se aktiviteti i rregullt fizik përkthehet në shëndet të mirë mendor, psiqik e fizik, por faktori kohë bën që jo të gjithë të jemi kaq të rregullt me aktivitetet fizike apo e thënë ndryshe palestrën.

Meqë jemi tek palestra, përpos mungesës së kohës për t’u impenjuar ashtu siç duhet një tjetër faktor që ndonjëherë na kufizon ështe vlera monetare. Pagesa e përmuajshme për palestrën nuk mund të përballohet nga kushdo, ndaj në këtë pikë nëse sigurisht është vullneti i mirë për të mbajtur trupin në formë, ka zgjedhje alternative që do të na vinin shumë në ndihmë.

Përshembull ka plot aplikacione online, që na “drejtojnë” klasa virtuale palestre që shumë mirë mund të bëhen në kushte shtëpie, apo në një ambient të hapur.

Më poshtë ju rendisim 10 aplikacione që ja vlen t’i keni në celularin tuaj; në këtë mënyrë nuk do t’ju duhet të ngarkoni veshjet e palestrës mbi shpinë, pasi palestra është në shtëpinë tuaj.

Aaptiv

Zombies, Run!

Zeamo

Daily Burn

Ring ft Adventure

Runtastic

Johnson & Johnson 7 minute Workout

CrossFit btwb

Runkeeper

Keelo