17:03 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nuk kishte as 15-vjeç – aktorja e famshme zbulon si e dhunuan

Aktorja e njohur amerikane Mira Sorvino është njëra nga personalitetet e njohura që kanë mbështetur nismën ligjore për mbrojtjen më të mirë të viktimave të dhunës, sulmeve seksuale dhe keqpërdorimeve.

51-vjeçarja edhe më herët ka folur lidhur me këtë temë, në një periudhë kur aktore të shumta akuzuan për keqpërdorim seksual producentin Harvey Weinstein, ndërsa herën e dytë kur zbuloi se si 16-vjeçare në audicionin për rolin në film e kishte shqetësuar drejtori i aktorëve. 

Por, aktorja kësaj radhe shkoi një hap më tutje, Ajo në konferencë për media të guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuom, në të cilën morën pjesë edhe aktivistët e lëvizjes “Time’s Up”, zbuloi se kishte pësuar edhe dhunim të shkallës së dytë, që në sistemin e gjyqësorit të këtij shteti federal ka të bëjë me aktin me të cilin një person i rritur ka marrëdhënie seksuale me një të mitur nën moshën 15-vjeç. 

Se sa ka ndikuar kjo përvojë traumatike më vonë për të, më së miri dëshmon fakti se aktorja gjatë fjalimit i erdhi të qajë.