08:59 / E Shtunë, 03 Mars 2018 / indeksADMonline

Nuk kishte borë mbi kulm – Si zbuloi Policia miliona euro kanabis

“Pyes veten, pse nuk ka dëborë në çatinë tuaj”?

 Mes çative të shumë shtëpive në West Yorkshire të Anglisë binte në sy njëra, e cila në ndryshim nga të gjitha të tjerat në këto ditë të ftohta dhe me dëborë që ka pushtuar Britaninë, ishte e pastër.

Ky detaj vuri në lëvizje policinë, e cila më pas bëri zbulimin e madh, duke gjetur në ndërtesë kanabis me vlerë 800 mijë paund.322 bimë kanabis rriteshin në çatinë e shtëpisë dhe në një temperaturë shumë herë më të lartë nga ajo e ambientit të ftohtë që ishte jashtë.

Policia njoftoi se kanabisi rritej në 4 dhomat e shtëpisë, ku nuk është gjetur asnjë person.

Fqinjë shprehen se dyshojnë se aty jetonin persona nga Europa Lindore, por ende policia nuk ka arritur të identifikojë asnjë.

Temat: