75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nuk kishte në plan ta këndonte ‘Diss-in’, kjo është arsyeja pse Unikkatil e këndoi ‘Ju ha për s’gjalli’

Reperi i njohur Viktor Paloka që për publikun njihet si Unikkatil, mbrëmë mbajti një koncert madhështorë në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, shkruan Indeksonline.

Nga bagazhi i tij i madh muzikor, ai kishte zgjedhur shumicën e këngëve të tij të njohura për ti performuar  gjatë natës së mbrëmshme.

Por sa i përket ‘Diss-it’ të tij të njohur ‘Ju ha për s’gjalli’ ai paraprakisht kishte thënë se nuk do ta këndonte, pasi donte të evitonte sharjet brenda shqiptarëve këtë natë pasi sipas tij janë sërbët ata që duhen sharë, e jo shqiptarët.

Mirëpo këtë nuk ja lejoj publiku që ishte i pranishëm në masë të madhe, duke brohoritur vazhdimisht e duke i kërkuar atij që ta interpretoj edhe atë këngë.

Në fund Unikkatili nuk kishte nga t’i ikte kësaj kënge, e për t’ua plotësuar dëshirën fansave të flaktë e këndoi edhe këtë këngë duke ‘elektrizuar’ të pranishmit të cilët këndonin njëzëri me reperin. /Indeksonline/