Nuk kishte të drejtë ta kapte topin, reagimi i portierit kosovar bëhet viral në rrjetet sociale

Skuadra e Prishtinës së Re zhvilloi një derbi gjatë vikendit të kaluar, ndaj Vushtrrisë në Ligën e Parë të futbollit kosovar duke barazuar 1:1.
Një reagim i portierit kosovar, Ezon Bislimi është bërë viral në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline
Mbrojtësi ia ktheu topin dhe e vuri në vështirësi portierin e tij, por Bislimi bëri një super reagim duke prekur topin me kokë dhe duke shpëtuar ndoshta edhe gol të sigurt.
“Reagim si ky rrall mund të shihet nga një portjer, por Egzon Bislimi është aty për të na dhuruar momente si ky”, shkruhet në videon e publikuar nga klubi kryeqytetas.
Kujtojmë se Prishtina e Re është në pozitën e parë në tabelën e Grupit B me 29 pikë, pesë më shumë se pozita e dytë, Dinamo e Ferizajt./Indeksonline/