18:05 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nuk kishte vendosur maskën, policët dhunojnë keq 21-vjeçaren në rrugë

Në shumë vende të botës, përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Por jo të gjithë e zbatojnë këtë urdhër. Një rast i tillë është publikuar edhe në internet, ku një vajzë 21-vjeçare në Viktorja të Australisë u kap nga policia pa maskë.

Kur autoritetet i kërkuan llogari se përse nuk e ka vendosur maskën, e reja refuzoi që t’u japë sqarime.

Kjo i irritoi policët të cilët u sulën dhe e kapën prej fyti. Më pas vajza filloi duke bërtitur dhe duke dhënë shpjegime se përse nuk po e mbante maskën.

Ajo tha se kishte probleme shëndetësore. Vajza u arrestua dhe është akuzuar për rezistencë dhe sulm ndaj policisë.