75 Mall Live Search
10:01 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

S’kthehet nga puna në Fushë- Kosovë, humb i riu me depresion, nga Malisheva

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Malisheva ka humbur para dy ditësh.

Rastin në polici e ka raportuar babai i viktimës, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se djali i tij më 26.08.2020 kishte shkuar në punë në Fushë-Kosovë dhe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

“Fsh. Guriq, Malishevë 26.08.2020-16:00. Ankuesi mashkull kosovar më 27.08.2020, ka njoftuar se djalli i  tij më 26.08.2020 kishte shkuar në punë në Fushë-Kosovë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.  Sipas ankuesit viktima është me terapi mjekësore për shkak të depresionit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/