10:51 / E Shtunë, 13 Shkurt 2021 / Blerim

Nuk kursehen tifozët e Napolit, i ofendojnë rëndë lojtarët e tyre para ndeshjes me Juventusin

Sot me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Napolit dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Serie A.

Kjo ndeshje është e rëndësishme për të dyja ekipet, ku edhe i duhet tre pikë më patjetër, shkruan IndeksOnline

Por, skuadra e Napolit u përballë me një situatë të papritur, pasi tifozët e tyre ishin mbledhur tek stadiumi duke i ofenduar e fyer ata.

Skaudra e Napolit po rrëshqet në renditjen tabelare, humbi Superkupën me rezultatin 2-0 nga Juve muajin e kaluar dhe u rrëzua nga gjysmafinaja e Kupës së Italisë ndaj Atalanta të mërkurën.

Kjo ka zemëruar tifozët të cilët madje nuk kanë kursyer as ofendimet më të rënda ndaj tyre.