75 Mall Live Search
08:40 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / G T

Nuk largohet “profa”, bordi i Drenicës e mbështetë trajnerin

Bylbyl Sokoli është në presion nga tifozët e Drenicës për shkak të rezultateve në nisjen e këtij sezoni të ri në Superligën e Kosovës.

Disa tifozë janë duke kërkuar largimin e tij, kurse bordi ka vendosur që “profa” të jetë i paprekshëm, shkruan Indeksonline

Përmes rrjeteve sociale, kryesia e klubit nga Drenica ka dhënë mbështetjen e plotë për trajnerin Bylbyl Sokoli: Kryesia, Kryetari dhe Zëvendëskryetari i klubit janë 100% pas trajnerit Bylbyl Sokoli dhe lojtarëve tanë.

Drenica në tri ndeshje në Superligë ka grumbulluar katër pikë, një fitore, një humbje dhe një barazim dhe qëndron në pozitën e 7-të.

“Për herë të parë, FC Drenica ka një kryesi të fortë, me vendime që nuk lejojnë ndërhyrje nga jashtë. Pikërisht kjo nuk i pëlqen disa personave të caktuar, të cilët mund të kenë synime të këqija.

“Ne e bëjmë të qartë se nuk i marrim për bazë reagime të orkestruara, të cilat nuk përfaqësojnë vullnetin e tifozëve të vërtetë të Drenicës. Klubi vazhdon rrugëtimin e tij me unitet, përkushtim dhe besim të plotë në stafin dhe futbollistët tanë”, shkruhet në reagimin e plotë të klubit

/Indeksonline/