16:56 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

‘Nuk lë sënduk e sirtar, e vogla ime..’ mami i Luanës bën dedikimin prekës për të bijën

Data 2 shtator është një ditë shumë e rëndësishme në shtëpinë e familjes Vjollca. Ata festojnë ardhjen në jetë të të voglës së tyre, Luanës. Moderatorja mbushi sot 27 vjeçe dhe ka marrë urime të shumta në rrjetet sociale. Ajo që mund të veçojmë është urimi i motrës, Marina dhe më i bukuri i mamasë së saj, Marias.

Kjo e fundit në profilin e saj në Instagram ka publikuar një foto me të bijën dhe e ka uruar me një dedikim mjaft prekës. “Lumturia ime, e vogla ime pac edhe 100 vite te bukura ! Tu realizofshin gjitha deshirat tuaja si ti di te kerkosh e kembengulesh! Nuk le “sundyk e sirtar “, i nxorre “endrrat” e po vazhdon endrren tende te madhe te shpirtit! Dashuria ime , e vogla ime falenderoj Zotin qe me zgjodhi te marr kaq shume dashuri e lumturi!,”- shkruan mami Vjollca krahas fotos.

Ndërkohë Luana ka marrë disa pushime pasi vera ka qenë një periudhë mjaft intensive për moderatoren.