Nuk lejohet të jetë kandidat për president të Brazilit se ishte korruptuar
Gjykata braziliane nuk e ka lejuar ish presidentin Luiz Inacio Lula Da Silva që të jetë kandidat përsëri për president në zgjedhjet e tetorit. Kjo ndalesë u bë për shkak se ish presidenti ishte shpallur fajtorë në një rast korrupsioni, transmeton Indeksonline.
Ky vendim u morë në orët e para të mëngjesit, ku gjashtë gjykatës votuan pro ndalesës dhe një votoj kundër. Ish presidenti edhe pse ka një dënim prej 12 vitesh, po printe në sondazhet e bëra.
Lula Da Silva ishte president i Brazilit nga viti 2003 deri në vitin 2011. Vitin e kaluar në prill ai u akuzua për korrupsion, kurse në janar u shpall fajtorë dhe u dënua me 12 vite burg. /Indeksonline/