75 Mall Live Search
17:26 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / Blerim

Nuk luajti që nga nëntori, rikthehet Miloti

Milot Rashica është rikthyer nga lëndimi duke luajtur në sfidën e fundit të Werder Bremenit.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës luajti vetëm 3 minuta në fitoren e skuadrës së tij 2 me 0 ndaj Augsburg, shkruan IndeksOnline.

Golat për skuadrën e Werderit në këtë fitore i shënuan: Gebre Selassie dhe Agu.

Kujtojmë që paraqitja e fundit e Rashicës ishte më 27 nëntor 2020./IndeksOnline/