11:19 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Nuk mbahet distancë në radhën e asistencës sociale në Lipjan

Në qytetin e Lipjanit nuk pritet në rend për social por turma ka vërshuar postën e Lipjanit, e kjo po ndodh në kohën kur po këshillohet që të mos dilet jashtë e të ju shmangemi kontakteve.

E për këtë gjë po ankohen edhe njerëzit që po presin aty duke thënë se nuk është në rregull ky “kallabllak”.

 Mehdi Kurteshi, qytetar i Lipjanit, shprehu pakënaqësinë e tij duke thënë: “Kemi ardhur për social po kqyre sa kallabllaku, është dashtë me dal me listë me javë dhanë rendë socialet” u shpreh ai.

Ta kujtojmë gjithashtu se përpos asistencës sociale të çdo muaji që do marrin qytetarët e Kosovës, kryeministri Albin Kurti u ka falur edhe nga një social.