75 Mall Live Search
20:19 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Prezantim madhështor i Hazard në “Bernabeu”, belgu puth stemën e klubit

Eden Hazard ishte tepër i emocionuar, ndoshta një pritje ankthi, më shumë për faktin se si tifozët e tij të rinj do ta prisnin, por ata jo vetëm që ishin aty, por kishin mbushur shkallët e stadiumit, diçka që nuk shihej që prej ndoshta një dekade…

Futbollisti ka zbritur në fushë dhe pasi ka ecur përreth stadiumit teksa ekzekutohej himni, ka ndalur poshtë tribunës dhe ka bërë selfie me popullin “blancos”, teksa më pas ka puthur stemën. Pikërisht në atë moment “Bernabeu” ka oshëtirë sikur të kishte shënuar golin e parë.

Fjalët e para të Hazard:

“Faleminderit president, familjes time. Kam ëndërruar si fëmijë që të jem këtu. Kam ëndërruar ta vesh këtë fanellë dhe të fitoj shumë trofe dhe tani jam këtu, jam shumë i lumtur”, tha ai.

“Siç tha presidenti ka qenë ëndërr për mua ta vesh fanellën e Real Madridit. Tashmë jam këtu, faleminderit të gjithëve”, shtoi Eden.