Nuk mbrohet kjo! Gonzalez shënon supergol me “vollej” ndaj Real Madridit

Skuadra e Almerias ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Real Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në La Liga.
Golin për 0:2 e shënoi mesfushori spanjoll, Edgar Gonzalez në minutën e 44’të, shkruan Indeksonline
26-vjeçari realizoi një supergol me vollej nga distanca duke e mposhtur portierin Kepa.
Kujtojmë që golin e parë për ekipin mysafir e shënoi Ramazani në sekondat e 40’të./Indeksonline/