”Nuk më intereson për çmimet individuale” – thotë Ronaldo
Edhe pse çmimet individuale duket se e motivojnë Cristiano Ronaldon, portugezi i ka mohuar këto pohime.
Në fakt, ai thotë se e rëndësishme është që ta ndihmojë skuadrën.
”Nuk jam i obsesionuar nga çmimet individuale, gjëja e rëndësishme është ta ndihmojmë skuadrën të fitojë”, tha ai për Record, transmeton IndeksOnline.
”Çdo gjë tjetër është konsekuencë natyrale”.
”Unë ndihem njejtë kur thyej rekordet, për këtë s’mërzimet, ata vetëm ndodhin sepse unë përmirësohem edhe më shumë”.
Juventusi është tani njëri prej favoritëve për ta fituar Champions Leaguen, pasi në krye të sulmit ka një makineri golash si Ronaldo./IndeksOnline/