75 Mall Live Search
23:50 / E Enjte, 11 Mars 2021 / OSH

“Nuk më ka treguar” – Besian Mustafa vjen me një përgjigje për deklaratën e Lumir Abdixhikut

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku në “Rubikon” u shprehë se ishte takuar me Besian Mustafën një ditë pare se ai ta bënte zyrtare kandidaturën por ai nuk e kishte informuar se do të kandidonte.

Në lidhje me këtë deklaratë, Mustafa ka pasur një përgjigje për Abdixhikun, transmeton Indeksonline.

“Ne jemi kolegë, bashkëpartiak, kemi takime e diskutime. Unë obilgimin e kam ndaj qytetarëve të Kosovës ,ndaj anëtarëve e aktivistëve të LDK-së. LDK-ja është partia më demokartike, nuk ka asgjë të keqe që të ketë shumë kandidatura”, tha Mustafa.

“Jo nuk do të doja ta vlerësoja si të tillë, mund të ketë edhe kandidatë të tjerë. Gjithsecili i kemi kontribuar pasurimit të demokracisë në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shtoi Mustafa në T7./Indeksonline/