“Nuk më pëlqen të shikoj 90 minuta futboll”, Ronaldinho befason me deklaratë
Legjenda braziliane, Ronaldinho ka bërë një deklaratë interesante që ka habitur shumë tifozë të futbollit në mbarë botën.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit ka pranuar se në të vërtetë nuk i pëlqen të shikojë ndeshje të plota futbolli. Sipas tij, 90 minuta janë shumë të gjata për t’i ndjekur nga fillimi deri në fund, shkruan Indeksonline
“Nuk më pëlqen të shikoj futboll. Më pëlqen të shikoj vetëm momentet më të mira, highlights. 90 minuta janë shumë,” tha braziliani me humor.
Megjithatë, ai shtoi se bën përjashtime vetëm në raste të veçanta, si në finale ose në ndeshje derbi.
“Përveç nëse është një finale ose një derbi, një ndeshje e madhe… por nëse nuk është, nuk më pëlqen ta shikoj,” u shpreh ai.
Ronaldinho gjithashtu tregoi se shpesh nervozohet kur shikon ndeshje të plota, pasi fillon të analizojë gabimet e lojtarëve në fushë.
“Fillon të mendosh: ‘Si mund ta humbë ai atë pasim?’ dhe atëherë filloj të zemërohem,” tha ai duke qeshur.
/Indeksonline/

