14:45 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nuk miratohet mocioni për shkarkimin e Rikallos

Mocioni i kërkuar nga LDK-ja për ta rrëzuar Minsitrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo, nuk është miratuar.

Për këtë mocion 27 deputetë kanë votuar pro, 40 kundër dhe një ka abstenuar.

Në këtë seancë kryeministri Haradinaj ka deklaruar se nuk ka fakte që dëshmojnë akuzat e banorëve të lagjes Daradania në Prishtinë, ndaj ministrit Rikallos./AktivPress