Nuk mjaftojnë 90 minuta, Prishtina – Trepça ’89 shkon me vazhdime
Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për ta përcaktuar gjysmëfinalistin e katërt të Kupës së Kosovës.
Koha e rregullt e ndeshjes më interesante, Prishtina – Trepça ’89 ka përfunduar pa gola.
Vazhdimet ose penalltitë do të vendosin se cila skuadër do t’i bashkohet Feronikelit, Ballkanit dhe Vëllaznimit në gjysmëfinale. /IndeksOnline/