75 Mall Live Search
16:03 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / Gj Sh

Nuk mjaftojnë dy golat e Muriqit, Mallorca barazon me Osasunën

Vedat Muriqi ishte heroi i Mallorcas në ndeshjen e sotme ndaj Osasunës.

”Pirati” shkëlqeu edhe në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat për skuadrën ishullore, në barazimin 2-2, shkruan IndeksOnline.

Muriqi fillimisht shënoi golin e epërsisë në minutën e 35-të, e pastaj dyfishoi rezultatin në minutën e 61-të.

Por edhe pse kishte dy gola epërsi, Mallorca nuk arriti ta mbaj rezulattin, duke pranuar dy gola në fund të ndeshjes.

Kike Barja, ngushtoi rezultatin në minutën e 90-të, derisa Ante Budimir barazoi shifrat në 90+4.

Vedat Muriqi po kalon sezonin më të mirë të karrierës, pasi deri më tani ka shënuar 18 gola në La Liga, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë, pas Kylian Mbappes, i cili ka 23 gola.

Mallorca po vazhdon luftën për mbijetesë, ku aktualisht renditet në vendin e 18-të, me 25 pikë, derisa Osasuna ka 34 pikë dhe renditet në vendin e 10-të./IndeksOnline/