75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

Nuk mjaftojnë pikët e Doncic, Mavericks pëson humbje nga Clippers

Skuadra e Dallas Mavericks ka pësuar humbjen e parë ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 108-118.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte slloveni, Luka Doncic – që shënoi 44 pikë, bëri 9 kërcime dhe 9 asistime, shkruan IndeksOnline

Te Clippers më i miri në fushë ishte amerikani, Leonard – që bëri 36 pikë, 8 kërcime dhe 3 asistime.

Me këtë fitore, Clippers ngushton epërsinë serike të Mavericks në 2 me 1.

Fitore në playoff arriti edhe skuadra e Boston Celtics, të cilët mposhten 125-119 ekipin e Brooklyn Nets.

Më i miri në fushë padyshim ishte Tatum, me 50 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime.

Kurse te Brooklyn, ishte dyshja Harden dhe Durant – me 41 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime/ 39 pikë, 9 kërcime dhe një asist./IndeksOnline/