Nuk mjaftojnë pagat e larta, e as milionat e shpenzuara / Suhareka përshëndetet nga Superliga

Skuadra e Suharekës është përshëndetur nga Superliga e Kosovës.
Në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Suhareka ka barazuar 2:2 ndaj rivalit lokal, Ballkanit, shkruan Indeksonline
Ky barazim nuk mjaftoi, dhe Suhareka është rikthyer zyrtraisht në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
Kjo skuadër ishte futur në Superligë me synime më të mëdha, duke parë transferimet e mëdha dhe pagat deri në 10 mijë euro në muaj. Por, dështoi!
Suhareka e mbyll në pozitën e 9-të me 42 pikë, me 12 fitore, gjashtë barazime dhe 18 humbje./Indeksonline/