75 Mall Live Search
08:02 / E Premte, 07 Qershor 2024 / G T

Nuk mjaftojnë pikët e Donçiqit, Boston Celtics fiton finalen e parë të play-offit në NBA

Skuadra e Boston Celtisc ka fituar ndeshjen e parë të play-offit në NBA ndaj Dallas Mavericks.

Një ndeshje tejet interesante u zhvillua, kurse rezultati ishte 107 me 89, shkruan Indeksonline

Edhe pse basketbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Luka Doncic me 30 pikë, dhjetë kërcime dhe një asist – skuadra e tij u mposht në fund.

Për Celticsin më i miri në fushë ishte amerikani, Brown me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Ndeshja e dytë finale zhvillohet më datën 10 qershor./Indeksonline/