Nuk mjaftojnë pritjet e Aro Muric, Interi fiton ndaj Sassuolos

Skuadra e Interit ka shënuar fitore të vështirë ndaj Sassuolos me rezultatin 2:1, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Serie A.
Dimarco ishte lojtari i parë që shënoi gol në këtë mbrëmje, shkruan Indeksonline
Në pjesën e dytë, u shënuan dy gola. Fillimish skuadra e Chivus shënoi për 2:0 me anë të Carlos Augustos.
Më pas golin e fundit në këtë takim e shënoi Cheddira në minutën e 84’të.
Aro Muric, portieri i Kombëtares së Kosovës bëri pesë pritje fantastike dhe ishte një nga më të mirët në fushë.
Me fitore, Interi shkon në kuotën e gjashtë pikëve në pozitën e 10-të./Indeksonline/
Another one, Muric !!!#SerieA #Sassuolo
— Muric 🇽🇰 (@Muric49) September 21, 2025
pic.twitter.com/KAQXipM3GP