Nuk mjaftojnë transferimet, Peja mposhtet në shtëpi nga Trepça

Skuadra e Trepçës ka shënuar fitore të madhe si mysafire e Pejës në ndeshjen e vlefshme në Superligën e Kosvoës në basketboll.
Ekipi nga Mitrovica fitoi me rezultatin 69-85 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Karagaqi”, shkruan Indeksonline

Basketbollisti me më së shumti pikë të shënuar në këtë ndeshje ishte Davis, me 22 sosh.
Kurse te Trepça më i miri ishte Bracy-Davis me 20 pikë, shtatë kërcime dhe 2 asistime.
Kujtojmë që kjo ishte humbja e pestë e Pejës gjatë këtij sezoni në Superligë./Indeksonline/