75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Nuk mjafton asisti i Rashicës, Werderi barazon

Skuadra e Werder Bremen nuk ka arritur të fitoj si vendas ndaj Schalkes.

Në xhiron e 19-të të Bundesligas gjermane, Bremen barazoi 1 me 1 ndaj Schalkes 04, shkruan IndeksOnline.

Golin për ekipin mysafir e shënoi, Mascarell në minutë e 38-të.

Kurse për vendasit pas një asisti të Milot Rashices, golin e barazimit dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Mohwald në minutën e 77-të.

Ylli i Kombëtares së Kosovës nuk luajti nga fillimi, por u inkuadrua në lojë gjatë minutës 46-të dhe më në fund bëri diçka pozitive [një asist].

Edhe pse veç një pikë, Bremen ngritët në pozitën e 11-të, më 22 pikë/ kurse Schalke në pozitën e fundit me 8 pikë./IndeksOnline/