75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 01 Shtator 2024 / G T

Nuk mjafton goli i Edon Zhegrovës, Lille mposhtet nga PSG-ja

Skuadra e PSG-së ka shënuar fitore ndaj Lille me rezultatin 3:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligue 1.

Mysafirët në pjesën e parë shënuan dy gola me anë të Vitinha dhe Barcola, duke treguar se kanë udhëtuar për fitore, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Lille u kthye në lojë me një supergol të Edon Zhegrovës. Por, goli i futbollistit kosovar nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte një pikë në shtëpi.

Golin e fundit në këtë ndeshje për PSG-në e shënoi Kolo Muani.

Me këtë fitore, PSG-ja vazhdon kryesimin në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse Lille në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë./Indeksonline/