75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 17 Korrik 2025 / Gj. Sh

Nuk mjafton goli i Kosovare Asllanit, Suedia mposhtet nga Anglia dhe eliminohet nga Kampionati Evropian

Kombëtarja e Anglisë në konkurencën e femrave, është gjysëmfinalistja e dytë e Kampionatit Evropian.

Anglia në çerekfinale mposhti kombëtaren e Suedisë, duke triumfuar pas ekzekutimit të peanlltive, shkruan IndeksOnline.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me barazim 2-2, derisa në penallti, vashat angleze fituan me rezultat 3-2.

Suedia kishte epërsinë prej dy golave, ku në minutën e dytë shënoi futbollistja me preardhje nga Kosova, Kosovare Asllani.

Ky gol ishte jubilar për Kosovare Asllanin, pasi kompletoi 50 gola me fanellën e Suedisë./IndeksOnline/