75 Mall Live Search
20:40 / E Hënë, 12 Janar 2026 / L A

Nuk mjafton goli i Ronaldos, mposhten nga Al-Hilali në derbin e Riadit

Al-Nassr i Cristiano Ronaldos po kalon në një krizë të re së fundi.

Ata u mposhtën në derbin për vend të parë, nga Al-Hilali me rezultat 3-1.

Kjo është edhe humbja e tretë radhazi për Al-Nassr, të cilët humbën mundësinë për t’u rikthyer në krye të tabelës.

Golat për Al-Hilal, i shënoi Al Dawsari, Kanno dhe Neves, ndërsa për Al-Nassr të vetmin e shënoi Cristiano Ronaldo.

Al-Hilal, mbetet i pamposhtur në “Saudi Pro League” dhe është lider me 38 pikë, 7 më shumë se Al-Nassr në vend të dytë./IndeksOnline/