75 Mall Live Search
22:57 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / G T

Nuk mjafton vetëm Muriqi, Mallorca rrezikon rënjen nga La Liga

Në kuadër të javës së 24-t në La Liga, Mallorca është mposhtur me rezultat 1:2 nga Real Betis, në një përballje të luftuar deri në fund.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi në minutën e 18-të me anë të Elzzalzoui, i cili realizoi për 0:1 pas një aksioni të shpejtë. Betis dyfishoi avantazhin në minutën e 45-të, kur Bakambu shënoi për 0:2, duke i dhënë qetësi ekipit të tij para pushimit, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, Mallorca reagoi dhe arriti të ngushtojë epërsinë me golin e Vedat Muriqit, i cili realizoi për 1:2 dhe riktheu shpresat për vendasit. Megjithatë, përkundër përpjekjeve deri në fund, skuadra e Mallorcas nuk arriti të shmangë humbjen.

Me këtë fitore, Betis shkon në kuotën e 41 pikëve, duke forcuar pozitat në pjesën e sipërme të tabelës, ndërsa Mallorca mbetet me 24 pikë dhe vazhdon betejën për t’u larguar nga zona e rrezikut./Indeksonline/