75 Mall Live Search
15:49 / E Diele, 31 Mars 2019 / indeksADMonline

Nuk morën pagat për muajt e bojkotit, ish-deputetët padisin Kuvendin

sh-deputetët e opozitës kanë paditur Kuvendin e Shqipërisë, pasi pretendojnë të marrin pagat që nuk i janë dhënë për muajt e bojkotit parlamentar.

“Top Channel” ka siguruar paditë që kanë depozituar në gjykatën administrative ish-deputeti i LSI, Shezai Rrokaj dhe katër ish-deputetë demokratë, Valentina Duka, Fatbardha Kadiu, Luan Baçi dhe Luçiano Boçi. Ky i fundit kërkon kompensim për tre bojkote parlamentare.

Sipas “Top Channel”, vlera që kërkohen nga Kuvendi kap shifrën e 1 milion e 373 mijë lekëve të reja. Seancën e radhës në Parlament priten të betohen Korab Lita, ish-nënkryetar i Bashkisë së Kamzës dhe Amra Borova, e cila mungoi në seancën e shkuar pasi u bë nënë.

Parlamenti do të numërojë 21 deputetë nga radhët e opozitës dhe do të krijohen dy grupet e reja parlamentare, ato të PD dhe LSI.