75 Mall Live Search
10:44 / E Mërkurë, 03 Shtator 2025 / G T

Nuk mori minuta te Llapi, Maliqi largohet nga klubi vetëm pas disa javësh

Futbollisti, Ademi Maliqi, është larguar nga skuadra e Llapit vetëm pas disa javësh.

28-vjeçari përmes rrjeteve sociale ka treguar vendimin e tij për t’u larguar nga klubi i Podujevës, shkruan Indeksonline

Maliqi mungoi në dy ndeshjet e para të Llapit dhe kjo ndoshta ishte arsyeja pse vendosi për t’u larguar.

“Pas një periudhe të shkurtër me KF Llapi, dëshiroj t’ju njoftoj se nga sot nuk jam më pjesë e klubit dhe jam lojtar i lirë. KF të Llapit i uroj shumë suksese në vazhdimin e kampionatit”, ka shkruar lojtari

Tani ish-futbollisti i Suharekës është “lojtar i lirë” dhe në kërkim të klubit të ri./Indeksonline/