19:27 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nuk mori shumë ‘pëlqime’ në rrjetet sociale, 15-vjeçarja vret veten

Një adoleshente e varur nga rrjetet sociale, kryesisht nga Snapchat, vrau veten, pasi u lidh me një mision të dëshpëruar për sa më shumë pëlqime.

Ruby Seal, 15 vjeç, u fiksua me faqen, duke kaluar deri në tetë orë në ditë pas shkollës dhe filloi të vuajë probleme të shëndetit mendor.

Ruby u gjet e vdekur nga motra e saj binjake gjatë pushimeve në shkollë.

Nëna e saj, Julie, 42 vjeç, nga Cumbria, tha që ajo beson se media sociale ndikoi në vdekjen e vajzës së saj.

“Ajo u tërhoq dhe u izolua në botën virtuale gjithmonë e më shumë, mbyllej në dhomën e saj, duke kërkuar pëlqime, përgjigje për problemet e saj nga njerëz që nuk mund t’i jepnin”, tha mamaja e saj, shkruan “The Sun”.

Ajo ka hulumtuar edhe në rrjete sociale që vajza e saj përdorte, dhe thotë se ka zbuluar edhe dy mesazhe ku ajo u kishte dërguar mesazhe miqve të saj virtual se po mendonte të vriste veten dhe se askush nuk i kishte kthyer një përgjigje.